Kombëtarja e Kosovës ka shfaqur interesim për futbollistin e talentuar të Bayern Munich, Erblin Osmani.
Menaxheri i kombëtares, Bajram Shala tha se Kosova ka kontaktuar me Erblin Osmanin.
“Drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti, e ka kontaktuar Erblin Osmanin”, tha Bajram Shala në konferencë për media.
Kujtojmë se Osmani paraqitet përt grupmoshat e Gjermanisë, teksa në vikend debutoi për ekipin e parë të Bayern Munich ndaj Union Berlin.
/GazetaBlic Sport


