Sporti

Debutoi në mënyrë fantastike, Koliçi: Kemi shpirt luftarak, na pret një sfidë tepër e vështirë në Bullgari

07/12/2023 09:37
nga:Mergim Rreci

Enea Koliçi kishte debutim fantastik sonte me Ballkanin, pasi nisi me fitore 2-0 ndaj Ludogorets në kualifikimet e Championsit.

Koliçi i cili u transferua nga Gjilani tek Ballkani këtë merkato nuk pranoi gol nga kampionët e Bullgarisë, teksa për këtë pas ndeshjes u shpreh shumë i lumtur.

“Sigurisht që kur e fillon mirë, ndihesh i lumtur. E përgëzoj ekipin për angazhimin dhe shpirtin luftarak. Na pret një sfidë tepër e vështirë në Bullgari”, tha shkurtimisht Koliçi për Super Sport Kosova.

Pas një jave, Ballkani do të luajë ndaj Ludogoretsit ndeshjen e kthimit në Bullgari.