Sporti

Debutim solid i KH Rahovecit në Evropë

10/30/2022 21:15
nga:Lorik J

Rahoveci e ka luajtur ndeshjen e parë evropiane. Të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e priti kampionin e Çekisë, HCB Karvina.

Ndonëse pa përvojë ndërkombëtare, “vreshtarët” janë mbajtur deri në fund me Karvinan, skuadrën me shumë përvojë në garat evropiane.

Karvina fitoi me katër gola dallim, 33:29, por paraqitja e Rahovecit duhet vlerësuar. Lojtarët e Rahovecit nuk janë dorëzuar deri në fund dhe vazhdimisht kanë kërkuar të afrohen në rezultat.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:13 në të mirë të skuadrës çeke.

Braziliani De Carvalho Fernandes ishte më efikasi te Rahoveci. Ai i shënoi 7 gola nga 14 tentime.

Besmir Kusari i kishte 6 gola nga 7 tentime, kurse Alban Haziri i kishte 5 gola nga 8 tentime. Arbër Curri i kishte 6 pritje.

Matej Nantl i shënoi 5 gola për Karvinan, kurse tre lojtarë i shënuan nga 4 gola.

Ndeshja e kthimit është pas një jave në Çeki.