Sporti

Debutim perfekt nga Tonali ndaj Newcastle, ishte fantastik në ndeshjen e parë me ekipin anglez

07/19/2023 10:54
nga:Lorik J

Skuadra e Newcastle po vazhdon përgatitjet parasezonale të edicionit të ri të Premierligës 2023/24.

Newcastle dje zhvilloi një ndeshje miqësore me Rangers ku fitoi me rezultatin 2:1. Në këtë ndeshje, Sandro Tonali, transferimi i ri i Newcastle luajti nga minuta e parë – ku tregoi aftësitë e tij që justifikojnë për 70 milionë eurot e shpenzuara nga ekipi anglez për të, shkruan GazetaBlic Sport.

Një përmbledhje e paraqitjes së tij me Newcastle u publikua në rrjetet sociale, ku shihet se ai ka potencial që të jetë lider i mesfushës.

Më poshtë keni pamjet e tij nga 45 minutat e parë të luajtur nga Tonali: