Sporti

Debutim me humbje në stolin e Udinese, Cannavaro: Ka shumë nervozizëm dhe kjo të çon në gabime

04/26/2024 08:41
nga:E K

Cannavaro ka debutuar ditën e enjte në Serie A në stolin e Udinese, në sfidën ku humbi me shifrat 1-2 ndaj Romës. Pas përfundimit të sfidës, trajneri italian kafolur për mediat.

“Ka njëfarë nervozizmi dhe është evidentuar edhe në 20 minuta e fundit, kjo të çon në pavëmendje. Duhet të qëndrojmë të qetë, por nëse jemi në këtë situatë është për shkak se ne bëjmë shumë gabime, por po përpiqem të punoj për t’i kufizuar ato. Kam ndryshuar pak në dy ditë punë, nuk kam pasur kohë. Natyrisht nëse ka shumë gabime në këtë kuptim, diçka duhet ndryshuar.

Ne do të vlerësojmë gjithçka, nuk mund t’i lemë asgjë rastësisë. Djemtë janë të përqëndruar dhe në rrugën e duhur, por më pas vijnë gabimet, por duhet të ndalojmë e t’i rregullojmë”, është shprehur Cannavaro.