Sporti

Debutim i jashtëzakonshëm i Edvin Kuc me kombëtaren e Malit të Zi

10/12/2023 20:09
nga:Mergim Rreci

Debutim ëndrra për kapitenin e Ballkanit, Edvin Kuç me fanellën e përfaqësueses së Malit të Zi, në duelin miqësor ndaj Libanit që përfundoi me shifrat 3-2.

29-vjeçari shqiptar, i cili pak ditë më parë u ftua për herë të parë nga malazezët, realizoi dopietë në minutat 16 dhe 19-të, duke u shndërruar menjëherë në një lider të vërtetë.

Në minutën e 16-të, Kuç shënoi supergol nga distanca pas asitit të Jovetiç, ndërkohë që në të 19-tën, ishte shqiptari tjetër Çamaj ai që asistoi për yllin e Ballkanit.