Sporti

Debatik Curri merr lajm të mirë: Robert Rrahmani pritet të fillojë stërvitjet javën e ardhshme

10/23/2025 11:25
nga:Lorik J

Debatik Curri debutoi javën e kaluar me fitore në stolin e Gjilanit, teksa triumfoi 0-1 ndaj Prishtinës së Re në Lipjan.

Trajneri i klubit kosovar mori një tjetër lajm të mirë, pasi ylli i ekipit, Robert Rrahmani pritet të kthehet nga dëmtimi javën e ardhshme, mëson GazetaBlic Sport.

Rrahmani i mungoi ekipit që nga ndeshja me Llapit me 14 shtator, teksa tani është në fazën e fundit të rikuperimit dhe nga java e ardhshme do fillojë stërvitjet.

Mesfushori është padyshim një nga lojtarët kryesor në skuadër dhe rikthimi i tij do ta gëzojë mjaft trajnerin Curri dhe ekipin e Gjilanit.

/GazetaBlic Sport