Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën e ku pikë e rendit të ditës është debati për ngritjen e çmimeve të produkteve bazë, kërkesë kjo nga Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Në fjalimin e tij deputeti i LDK-së Besian Mustafa ka thënë se çmimet bazike janë ngitur aq shumë sa ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës disa masa.
“Ne propozojmë që të hiqet akciza në derivate për tre muaj me mundësi edhe për tre muaj të tjerë dhe po ashtu heqjen e TVSH në disa produkte bazë’, ka thënë ai ndër të tjera.
Mustafa tha se këtë mund ta bëjë Qeveria me një udhëzim administrativ.
Sipas tij qytetarët çdo ditë po ankohen për ngritje çmimesh duke kërkuar nga qeveria marrjen e masave.


