Lajme

Debati për komisionin hetimor, Memli Krasniqi pozitës: Mimoza Kusari është e pafajshme, ju mendoni se ajo ka bërë krime

04/28/2022 13:44
nga:N M

Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka akuzuara pozitën s po e bllokon komisionin hetimor të opozitës për energjinë, raporton Gazeta Blic.

Ndër të tjera ai ka thënë se nuk ka ndodhur kurrë që të pengohet një komision hetimor duke thënë se si parti që drejton janë të gatshëm të themelojnë çdo komision hetimor për çfarëdo çështje që ka ndodhur tash e 20 vjet.

Ai madje ka përmendur edhe Mimoza Kusarin Lila e cila po akuzohet bashkë me disa të tjerë për rastin e privatizimi të një pjesë të KEK.

“Unë jam e bindur që Mimoza Kusari është e pafajshme, ju mendoni se ajo ka bërë krime”, ka thënë ai.

Ai madje ka thënë se mandati i deputet është që të mbrojë interesat e qytetorëve e jo sipas tij të Martin Berishajt dhe kompaniv private.

“A ia kemi borxh veç Qeverisë, Martin Berishës, atyre që u kanë besu e dhënë mandatit për me i përfaqësu interesat e tyre. Apo qytetarëve të Kosovës që sot janë tu e pagu 100 për qind rrymën e ju s’po na leni me hetu pse. Bojke hajgare Kurti se nuk ruhet rryma nëpër frigorifera, e tash po bojka me softvera. E tash po dalin skandale e afera të jashtëzakonshne. Pse vëlla tendenca me fsheh diçka. Ju keni nis me ju besu edhe atyre mashtrimeve e manipulimeve tuaja”, tha ai.

Komisioni hetimor i opozitës, LDK e AAK: Driton Selmanaj kryesues, Besian Mustafa e Pal Lekaj anëtarë