Sporti

Debat i ashpër në mes Sokolit dhe Tovërlanit: Ti nuk ke lidhje me asgjë, profesorët si ti me kanë detyruar me lënë shkollimin

07/04/2021 00:23
nga:E K

Një debat tejet i ashpër është zhvilluar në programin ‘EuroDueli’ në RTV Dukagjini, mes dy trajnerëve të njohur në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani dhe Bylbyl Sokoli.

“Mollë sherri” është bërë kushtet e klubeve të kryeqytetit, e që shkoi deri në personale, ku ‘Profa’ i është drejtuar Tovërlanit me: “Ti nuk ke lidhje me asgjë” e “Nuk din me dallu as çka është sporti as çka është rekreacioni. Të pëlqeva, s’të pëlqeva, unë jam profesori yt”.

Ndërsa, “Toki” u kundërpërgjigj se: “Profesorët si ti me kanë detyruar me lanë shkollimin” dhe “Mos kujto që je tu folë me disa të tjerë që i ke pasë në emisione, unë s’i lajmërona atyne partive politike me iu nejt aty si kukull. Unë si kam bartë kurrë torbat e profave edhe profat si ti m’kanë shti me menu me lanë fakultetin”.