Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi ka folur për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat e nxehta të ditëve të fundit.
Në një konferencë për shtyp, trajneri italian deklaroi se për të është vetëm Brighton dhe se zemra tij ndodhet vetëm aty për momentin.
“Unë kam vetëm Brighton në kokën dhe zemrën time. Do të doja ta mbyllja sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam një kontratë, fokusi im është te Brighton, 100% i sigurt për këtë”, tha De Zerbi.
Tekniku italian ka bërë një performancë fantastike në Angli dhe normalisht, klubet e mëdha kanë kryer kokën nga ai. Një nga këto klube është edhe Barcelona, pasi Xavi ka vendosur të largohet në fund të sezonit.