Mbrojtësi i Milanit, Koni De Winter, shpreson që performancat e tij me kuqezinjtë këtë sezon do ta ndihmojnë të sigurojë një vend në skuadrën e Belgjikës për Kupën e Botës 2026.
De Winter është bërë titullar i rregullt te Milani në muajt e fundit, duke qenë titullar në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të Serie A.
Reprezentuesi belg u transferua në San Siro nga Genoa verën e kaluar dhe ka shënuar një gol në 18 paraqitje me kuqezinjtë.
“Kam ndjekur ndeshjet e Milanit në Ligën e Kampionëve si fëmijë”, tha De Winter për Tuttosport.
“Ishte mirë të ribashkohesha me Allegrin; jam në marrëdhënie të shkëlqyera me të”, tha mbrojtësi.
/GazetaBlic Sport

