Sporti

De Vrij kujton zhgënjimin e madh tek Interi

05/04/2021 18:06
nga:Lorik J

De Vrij ka folur për zhgënjimin e tij më të madh te Inter.

Ai ka thënë se humbja në finalen e Europa League, ka qenë zhgënjimi i tij më i madh në karrierë tek Interi, shkruan GazetaBlic Sport.

“Humbja në atë finale ka qenë një zhgënjim i madh, por mendoj se në fund na ka ndihmuar të hedhim hapin pasues”.

Në intervistën e dhënë për Sportwereld, Stefan De Vrij është kthyer të flasë për finalen e Europa League të humbur në fundin e sezonit të kaluar.

“Kemi bërë disa hapa përpara në këtë sezon. Ky Inter është më i qëndrueshëm, ka një unitet të pabesueshëm”, ka shpjeguar mbrojtësi holandez.

“Sezonin e kaluar kemi humbur ndeshje në minutat e fundit, gjë që ka ndodhur shumë rrallë në këtë sezon. Ky ka qenë një sezon i madh. Pas karantinës, kemi përfunduar në fillim Serinë A, më pas kemi luajtur finalen e Europa League në Gjermani dhe menjëherë ka nisur kampionati i ri”.

“Kam luajtur më shumë se 60 ndeshje nga qershori, por nuk e ndiej akoma lodhjen. Kam humbur edhe disa ndeshje për shkak të virusit, kam humbur nuhatjen dhe shijen. Fatmirësisht, e kam rimarrë veten shumë shpejt”.

/GazetaBlic Sport/