Sporti

De Rossi: Ndeshja me Al-Shabab na prishi pak planet, njerëzit në Arabinë Saudite janë të çmendur pas Romës

01/25/2024 12:13
nga:E K

“Ne punojmë mirë, kjo miqësore i ka prishur pak planet. Kemi humbur pak nga programi i punës por kemi marrë njohuri për veten tonë. Kemi pasur një përvojë të re”– këto ishin fjalët e Daniele De Rossi në televizionin Roma pas ndeshjes kundër Al-Shabab në Riyadh, të cilën “verdhekuqtë” e fituan me rezultatin 1-2.

Më tej, trajneri i Romës foli edhe për ndryshimet dhe përparësitë që futbolli ka njohur së fundmi në Arabinë Saudite.

“Është një vend, veçanërisht në nivel futbolli, në një evolucion të madh, të gjithë jemi pak kuriozë të shohim se çfarë po ndodh dhe ndoshta më vonë do të kemi mundësinë ta vizitojmë më me qetësi. Njerëzit këtu janë të sëmurë për futbollin e Romës, shoh tifozë me tatuazhet e skuadrës. Është një surprizë shumë e këndshme, ata po bëjnë investime të çmendura, ndoshta pas disa vitesh do të kthehemi dhe do të gjejmë një strukturë edhe më të evoluar”-deklaroi De Rossi