Daniele De Rossi rinovoi zyrtarisht kontratën me Romën teksa do të qëndrojë në krye të verdhekuqve edhe për tre sezonet e ardhshme. Së fundmi, tekniku roman reagoi nëpërmjet rrjeteve sociale duke theksuar se mezi pret të nisë sezoni dhe ta dërgojë Romën aty ku e meriton.
“E kishim premtuar dy muaj më parë dhe tani është zyrtare me firmën në kontratë, e zeza mbi të bardhë, apo thënë më mirë, e verdha mbi të kuqe. Jam pjesë e Romës prej fëmijërisë, adoleshencës dhe tashmë si burrë.
Me Romën, për Romën edhe për tre vite. Ju falenderoj për mbështetjen prej ditës së parë, unë dhe stafi im mezi presim të rifillojmë punën për të dërguar Romën aty ku e meriton”.