Sporti

De Rossi lirohet nga spitali, vazhdon shërimin nga Covid-19 në shtëpi

04/13/2021 17:29
nga:L J

Anëtari i stafit të kombëtares së Italisë, Daniele De Rossi u lirua nga Spitali sot dhe do të vazhdojë shërimin në shtëpi.

Ky është një lajm i mirë për ish-kapitenin e Romës, i cili u shtrua në spital që nga 9 prilli për shkak të koronavirusit, përcjell GazetaBlic Sport.

De Rossi do të vazhdojë periudhën e rehabilitimit në shtëpi, pasi tashmë është liruar nga spitali.

Gazeta Dello Sport raporton De Rossi falënderoi mjekët dhe infermierët kur u largua nga instituti.

/GazetaBlic Sport