Sporti

De Rossi: Kemi rindezur garën, para tre muajve nuk do e besoja se sot do ishim në vend të pestë

04/27/2024 19:33
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Roma-s Daniele De Rossi ka bërë një analizë të skuadrës së tij në këto muaj që skuadra e “verdhekuqve” ka qenë nën drejtimin e tij.

Në prononcimin e bërë për mediet para ndeshjes ndaj Napoli-t ai theksoi se skuadra ka një progres shumë të mirë.

“Unë erdha para tre muajve dhe nëse atëherë do të më kishit thënë se në këtë moment do ishim në vend të pestë me 4 pikë diferencë nga Atalanta dhe 6 nga Lazio, do e merrja me kënaqësi maksimale këtë detyrë”-u shpreh italiani.

Më tej trajneri i Roma-s shtoi se skuadra e tij ka rindezur garën në kampionat, teksa theksoi se kanë bërë performancë të shkëlqyera ndaj kundërshtarëve të vështirë.

“Ne e kemi rindezur këtë garë. Kalendari nuk është i lehtë, por ka një ndërgjegjësim të madh se kemi luajtur ndeshje të shkëlqyera me ekipe të mëdha dhe ndeshje të këqija me ekipe që ishin më të dobëta në letër”-deklaroi De Rossi.