Skuadra e Romës është rikthyer tek rezultatet pozitive në Serie A.
Trajneri Daniele De Rossi e nisi mbarë aventurën e tij në krye të skuadrës nga kryeqyteti italian, duke triumfuar me rezultat 2 me 1 ndaj Veronas, shkruan GazetaBlic Sport.
Romelu Lukaku dhe Pellegrini shënuan golat për Romën, kurse Folorunsho shënoi për mysafirët.
Roma është tashmë në pozitën e 8-të me 32 pikë, vetëm katër më pak se Fiorentina e vendit të 4-të.
/GazetaBlic Sport/