Sporti

De Rossi: Asnjë ekip nuk është i pamposhtur, kjo vlen edhe për Inter-in!

02/09/2024 20:29
nga:E K

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi ka folur për ndeshjen ndaj Inter-it, që luhet këtë të shtunë në orën 18:00.

Për De Rossi-n asnjë ekip nuk është i pamposhtur, teksa theksoi se kjo gjë vlen edhe për “zikaltërit.

Asnjë ekip nuk është i pamposhtur dhe kjo vlen edhe për Interin. Të gjithë jemi dakord që ata janë skuadra më e mirë në Serie A”-u shpreh ai.

Më tej, tekniku i Romës shtoi se kjo ndeshje është shumë më e vështirë se të tjerat, në të cilat ka qenë në krye të “verdhekuqve”.

“Ne e dimë se ky është një hap përpara në krahasim me tre ndeshjet që kemi fituar që nga ardhja ime. Planifikimi i ndeshjes duhet të jetë më i përpiktë, përgatitjet tona për këtë lojë janë të ndryshme, pasi ne do kemi përballë një ekip që është mësuar të shijojë shumë posedimin e topit dhe të dominojë ndeshjet”-deklaroi De Rossi.