Sporti

De Paul: Objektivi i parë u arrit, tani fokusohemi te kampionati!

12/15/2023 15:52
nga:E K

Rodrygo De Paul është shprehur shumë i lumtur që kanë fituar ndaj Lazio-s në Champions League dhe që kaluan fazën e grupeve, duke u renditur në vend të parë.

Atletico Madrid tani do të ketë mundësinë të përqendrohet në kampionat dhe këtë gjë e thekson edhe argjentinasi.

“Pak nga pak po e bëjmë punën tonë sa më mirë që mundemi. Nuk është e lehtë sepse kemi shumë ndeshje për të luajtur, por deri në këtë pikë skuadra bëri një punë të shkëlqyer. Ne ia arritëm qëllimit tonë të parë, tani duhet të mendojmë për La Liga-n”-deklaroi De Paul.