Argjentina ka arritur të kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Botës pas fitores bindëse ndaj Polonisë me rezultat 2-0.
Pas fitores ndaj polakëve ka folur lojtari argjentinas, De Paul, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai foli për Messin i cili humbi një penallti derisa ndeshja ishte 0-0.
“Messi është kapiteni ynë, ai që drejton anijen”, ka thënë De Paul.
“Kundër Meksikës, ai hapi ndeshjen, kurse sot, kur dështoi, ne i treguam se jemi prapa tij për ta mbështetur atë”, shtoi mesfushori argjentinas.
/GazetaBlic Sport/