Rodrigo De Paul këmbëngul se Interi nuk ishte superior ndaj Atletico Madridit dhe beson se ndeshja e kthimit mund të jetë deçizive për rikthmin e rezultatit në favor të ekipit spanjoll.
Atletico Madrid humbi sot nga Interi në Champions League me rezultatin minimal 1-0, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ishte një lojë e mirë mes dy skuadrave që me të vërtetë donin të luftonin,” tha De Paul për Sky Sport Italia.
“Interi pati dy ose tre raste më shumë se ne, por këto janë dy skuadra shumë të ngjashme. Nga ajo që ndjeja në fushë, nuk mendoj se Interi ishte superior ndaj nesh. Në fund të ditës, qëllimi është ai që ka rëndësi dhe tani ne duhet ta kthejmë rezultatin në Metropolitano.”
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Wanda Metropolitano më 13 mars dhe nuk ka më rregull të golave si mysafirë, kështu që nëse Atleti fiton me një diferencë prej një gol, atëherë ndeshja do të shkojë në kohën shtesë.
/GazetaBlic Sport


