Sporti

De Luarentiis: Osimhen nuk është në shitje, nuk kemi borxhe

02/08/2023 15:41
nga:Mergim Rreci

Në një kohë kur thashethemet rreth Victor Osimhen po rriten, Aurelio De Laurentiis u përpoq të prishte pritshmëritë e skuadrave të interesuara për shërbimet e tij.

“Osimhen nuk është në shitje”, sqaroi presidenti Napoli, duke bërë të qartë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej protagonistëve kryesorë të skuadrës, pavarësisht interesimit të Chelse dhe Manchester United.

“Lojtarët tanë janë shumë të kërkuar, por ne nuk kemi nevojë të shesim askënd. Nuk kemi borxhe”, theksoi ai, përcjell GazetaBlic Sport.

De Laurentiis ka folur në një intervistë për gazetën gjermane Bild për duelin me Eintracht Frankfurt, për 1/16 e Champions League. “Ndjenja e parë është se barazimi do të ishte i mirë për ne, por gjërat nuk janë ashtu”, paralajmëroi ai.

“Nuk është rastësi që ata po luftojnë për titullin në Bundesligë. Nuk duhet të mendojmë se jemi më të mirë se ata. Barcelona e bëri atë gabim sezonin e kaluar”, tha ai, duke kujtuar se gjermanët e larguan Barçën nga Europa League.

/GazetaBlic Sport/