Mbrojtësi qendror i Manchester United, Matthijs de Ligt nuk e fshehu pakënaqësinë e tij për shkarkimin e Eric Ten Hag.
“Zakonisht jam gjithmonë vetëkritik dhe zemërohem për gjëra që nuk i bëj mirë. Por në këtë rast nuk ishte faji im, nuk mund të fajësoj veten për këtë,” u tha De Ligt gazetarëve në Holandë.
“Ten Hag shte i pafat. Ne luajtëm mirë në shumë ndeshje, por nuk shfrytëzuam shanset që patëm. Është turp që duhej të përfundonte kështu. Ai më solli në Manchester, qëllimi ishte të ishim të suksesshëm së bashku”, shtoi de Licht, i cili ka punuar me Ten Hag edhe në Ajax.
Kujtojmë se vendin e Ten Hag e ka zënë Amorim.
/GazetaBlic Sport