Sporti

De Ligt pranë largimit, tri skuadra të mëdha në garë për shërbimet e tij

07/02/2022 10:42
nga:Mergim Rreci

Drejtuesit e Juventusit po presin oferta për Matthijs De Ligt. Mbrojtësi holandez do të largohet nga bardhezinjtë pas 3 sezoneve të kaluara në Serie A.

22-vjeçari pëlqehet nga Chelsea dhe Manchester City, ndërkohë që ditët e fundit edhe Bayern Munchen ka shfaqur interes për shërbimet e tij.

“Nuk mund të mbajmë lojtarët që duan të largohen”, deklaroi Maurizio Arrivabene, administratori i deleguar i Juventusit, duke i hapur rrugë shitjes së qendërmbrojtësit.

De Ligt ka një klauzolë shitjeje prej 120 milionë eurosh, por bardhezinjtë janë gati ta shesin për një shumë edhe më të vogël se kaq.

Ndërkohë që City e Bayerni po studiojnë situatën dhe për momentin janë mjaftuar me marrjen e sa më shumë informacioneve, Chelsea po vepron.

“Blutë e Londrës” kanë gati një ofertë prej 70 milionë eurosh + bonuse, që do t’i paraqitet zyrtarisht Juventusit. Një propozim që tundon, por gjithçka varet nga bonuset dhe sa të arritshme janë.

Thomas Tuchel ka humbur shërbimet e Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen në qendër të prapavijës dhe shpreson që drejtuesit e klubit t’i sjellin sa më shpejt lojtarin tulipan.