Sporti

De Ligt mund të largohet nga Juventus, klauzola e lirimit të tij aktivizohet në vitin tjetër

09/20/2021 12:55
nga:E K

Agjenti i De Ligt, Mino Raiola ka pranuar se mbrojtësi holandez mund të largohet nga “Zonja e Vjetër”.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka zbuluar se holandezi ka një kaluzolë lirimi e cila aktivizohet në vitin 2022, shkruan GazetaBlic Sport.

Klauzola e lirimit e cila hyn në fuqi nga viti 2022 është 150 milionë euro, por Juventus po shpreson që De Ligt do vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së tyre.

/GazetaBlic Sport/