de ligt
Sporti

De Ligt: Mbrojtja në Itali është art

05/15/2021 12:07
nga:E K

Mbrojtësi i Juventusit, De Ligt është në sezonin e tij të dytë me Juventus dhe duket se tashmë mbrojtësi holandez është plotësisht i adaptuar me bardhezinjtë. De Ligt tregon se në Itali mbrojtja është art dhe se ai ka mësuar shumë nga Chiellini.

Prej kur jam bashkuar me Juventus jam rritur shumë mentalisht, jam më i maturuar dhe m’u desh të mësohesha me stilin e lojës dhe mënyrën si sulmuesit lëviznin“, tha fillimisht ai

“Kur isha te Ajax isha më i vëmendshëm ndaj sulmuesit individualisht, ndërsa këtu mendja është te e gjithë zona. Nuk ndjek gjithnjë lojtarin që ka topin, por mendja shkon te ai që futet në zonë pa top. Por, është gjithnjë në varësi të situatave. Chiellini është një mjeshtër i kësaj. Ka shumë eksperiencë dhe kam mësuar shumë prej tij”, vazhdoi holandezi

“Në Itali mbrojtja është art dhe është kënaqësi të tregoj vlera këtu, ky ishte qëllimi im. Nëse shikon historinë gjysma e 10 mbrojtësave më të mirë në botë janë italianë. Kjo tregon shumë si trajtohet mbrojtja këtu. Jam shumë i lumtur kur e di që kanë mendim të parë”, përfundoi De Ligt.

De Ligt u transferua nga Ajax te Juventus në vitin 2019.