Sporti

De Ligt del haptazi kundër marrjes së vaksinimit ndaj COVID-19

05/29/2021 15:15
nga:E K

De Ligt i cili pritet të udhëheqë Kombëtaren e Holandës në Kampionatin Evropian, ka deklaruar se marrja e vaksinës nuk është e detyrueshme.

Sipas “ESPN”, holandezi është kategorikisht kundër vaksinimit, gjë që mund të rrezikojë paraqitjen e tij në “Euro 2020” në rast se nuk vaksinohet.

“Unë nuk e kam marrë ende vaksinën”, tha ai.

“Nuk është e detyrueshme, mendoj që çdokush është i aftë të vendos për trupin e tij”, shtoi ai.

“Rreziku për infektim është gjithmonë aty, por unë mundohem të kem kontakt sa më të paktë me njerëzit jashtë Kombëtares së Holandës”, deklaroi Matthijs De Ligt