Si një bombë shpërtheu mesditën e së premtes lajmi se Luciano Spalletti synon të japë dorëheqjen nga Napoli për shkak përplasjeve me presidentin e Aurelio De Laurentiis.
Sipas një raportimi të “Gazzetta dello Sport”, gjërat duket se janë më serioze sesa thashethemet e thjeshta, pasi mediat italiane zbuluan se drejtuesit e skuadrës tashmë kanë kontaktuar me Rafa Benitez.
Kujtojmë se tekniku spanjoll 63-vjeçar është larguar nga Everton që nga janari i vitit 2022, me trajnerin me eksperiencë që ka qenë më parë në stolin e Napolit, 2013-15.