Sporti

De Ketelaere përshëndetet me Club Brugge dhe i afrohet Milanit, gjithçka pritet të mbyllet këtë javë

07/18/2022 08:20
nga:L J

Negociatat mes Milanit dhe Club Brugge për transferimin e Charles De Ketelaere në Itali janë në orët përfundimtare.

Talenti belg, në fakt, nuk doli në fushë në ndeshjen shumë të rëndësishme mes skuadrës së tij dhe Gentit ditën e djeshme të vlefshme për Superkupë dhe arsyeja është mjaft e qartë: Ai nuk do të lëndohet para aventurës së re, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas mediumeve italiane, transferimi i De Katelaere do të përfundojë për 35 milionë euro.

Nuk përjashtohet mundësia që gjithçka të konkretizohet në këto orë. Pas Superkupës, në fakt, puna e De Ketelaere në Club Brugge ka përfunduar dhe, siç u njoftua nga lojtari, ka ardhur koha për të nisur një aventurë të re.

/GazetaBlic Sport