Sporti

De Jong: Mund të jem gati gjatë Kampionatit Evropian

06/02/2024 16:03
nga:E K

Frenkie de Jong mban gjallë shpresën për t’iu bashkuar Holandës në “Euro 2024”, që do të nise pas më pak se dy javësh në Gjermani.

Mesfushori i Barcelonës është “i gatshëm të rrezikojë për të luajtur Euro2024”, siç e ka pranuar edhe vetë për “De Telegraaf”. Ai është dëmtuar në kyçin e këmbës në ndeshjen “El Clasico” të 21 prillit kundër Realit të Madridit dhe që atëherë është në luftë me kohën për të qenë në eventin e madh të futbollit.

Ndeshja e parë e Holandës në Kampionatit Evropian kundër Polonisë është planifikuar të zhvillohet më 16 qershor.

“Ne kemi një trajektore në mendje, por kjo do të varet se si do ta ndiej kyçin e këmbës. Tani jam ende duke punuar individualisht, më pas duhet t’i bashkohem grupit dhe të punoj për të arritur në një situatë ku mund të marrë minuta, por kjo, në fakt, mund të ndodhë edhe gjatë turneut.”

Me pak fjalë, ka mundësi për shërim. Me një kusht:

“Nuk ka një afat të përcaktuar, por gjithsesi mbetet perspektiva për të marrë pjesë në ndeshje. Nëse gjithçka shkon siç pritej, atëherë Kampionati Evropian është i realizueshëm. Përndryshe nuk ka kuptim të qëndrosh” ,tha ai.