Sporti

De Gea thotë se konkurrenca te United është e madhe: Ne gjithmonë duhet të luftojmë për pozicionet tona

09/13/2021 20:27
nga:E K

Manchester United nesër përballet me Young Boys në kuadër të ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Solskjaer ka udhëtuar në Zvicër për ndeshjen ndaj Young Boys që zhvillohet nesër (e martë) me fillim nga ora 18:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Para ndeshjes me Young Boys, ka folur portier i United, David De Gea.

Ai tha se “lufta” mes portierëve te United gjithmonë ka qenë e ashpër dhe se te ky ekip gjithnjë duhet të jeni në formë pasi mund ta humbësh vendin si startues.

“Unë kam luajtur këtu me shumë portierë të mëdhenj dhe ne gjithmonë duhet të luftojmë për pozicionet tona. United duan të jenë ambiciozë dhe të sjellin lojtarët më të mirë, atëherë ne duhet të luftojmë për pozicionet tona”, tha De Gea.

/GazetaBlic Sport/