Sporti

De Gea: Rikthimi i Ronaldos është motivim shtesë për ne

09/13/2021 21:26
nga:E K

Rikthimi i Ronaldos në Manchester United është një nga temat më të bujshme të kohëve të fundit në futboll.

Portugezi debutoi të shtunën në Old Trafford me United duke shënuar dy gola në fitoren 4-1 ndaj Newcastle, shkruan GazetaBlic Sport.

Për rikthimin e tij në United ka folur edhe portieri, David De Gea në një konferencë para ndeshjes së nesërme ndaj Young Boys në Champions League.

Ai tha se rikthimi i Ronaldos është motivim shtesë për klubin.

Është mirë të kesh Cristianon në shtëpi, përvoja e Cristianos është e mahnitshme, ai është një legjendë në klub tashmë dhe rikthimi i tij është një gjë e mirë. Është motivim shtesë për ne“, tha ai.

Skuadra e Solskjaer ka udhëtuar në Zvicër për ndeshjen ndaj Young Boys që zhvillohet nesër (e martë) me fillim nga ora 18:45.

/GazetaBlic Sport/