Sporti

De Gea reagon pas largimit të Juan Mata, emocionon tifozët me shkrimin e tij

06/02/2022 17:35
nga:Lorik J

Portieri i Manchester United, David De Gea ka bërë një postim emocionues për ish-shokun e tij të skuadrës, Juan Mata i cili gjatë ditës së sotme u zyrtarizua që nuk do të jetë më pjesë e ‘Djajve të Kuq’. Ai ka marrë edhe reagime të shumta nga tifozët të cilët e kanë ‘duartrokitur’ shkrimin e tij, transmeton Gazeta Metro.

David De Gea përmes një postimi në Instagram ka shkruar një fjalim të gjatë dhe se ndjehet mjaft i mërzitur për largimin e bashkëvendësit të tij.

Ai shkruan se Mata për të përveç që kishte qenë shok skuadre, ka qenë edhe mik dhe familja e tij, ndërsa shton se ai kishte qenë edhe një nga lojtarët dhe njerëzit më të mirë që ka takuar në jetën e tij.

”Mendova se kjo do të ishte shumë e vështirë për t’u shprehur me fjalë, por kur e mendova më shumë, ndjenja kryesore që më ka mbetur është lumturia. Ky djalë ka qenë shok skuadre, mik dhe është familja ime. Profesionist i vërtetë, një nga lojtarët dhe njerëzit më të mirë që mund të keni takuar në jetën tuaj,” shkroi De Gea.