David de Gea, portieri spanjoll i Manchester United, pësoi një dëmtim në stërvitjet në stadiumin Parken në Kopenhagë dhe u largua nga seanca e sotme.
Luis Enrique filloi seancën me të gjithë lojtarët në dispozicion, por para se të përfundonte, David de Gea u largua në dhomën e zhveshjes për shkak të disa shqetësimev, përcjell GazetaBlic Sport.
Unai Simón pritet të startojë nesër në ndeshjen ndaj Kroacisë.
Takimi mes Kroacisë dhe Spanjës zhvillohet nesër nga ora 18:00.
/GazetaBlic Sport


