Sporti

De Gea i rikthehet futbollit pas një viti?

04/23/2024 13:58
nga:Lorik J

Portieri spanjoll me përvojë, David de Gea ka qenë pa klub për të gjithë sezonin që kur u largua nga Manchester United verën e kaluar pas 12 vitesh në klubin anglez. De Gea nuk ka gjetur një klub të ri, edhe pse është folur për interesim nga Evropa dhe Arabia Saudite.

De Gea mund të kthehet së shpejti në fushë pas një pauze të gjatë. Sipas mediave spanjolle, Betis dëshiron ta transferojë atë. Klubi nga Sevilla do të ketë nevojë për një portier të ri gjatë verës sepse kiliani Claudio Bravo është 41 vjeç dhe planifikon të pensionohet. Betis donte ta transferonte De Gean verën e kaluar, por më pas spanjolli kërkoi një pagë të madhe.

Jo shumë kohë më parë, David de Gea konsiderohej si një nga portierët më të mirë në Premier League, por kontrata e tij me United nuk u rinovua sepse Erik ten Hag donte dikë në portë që ishte më i mirë.

/GazetaBlic Sport