Sporti

De Gea duhet të pranojë ulje të pagës për të qëndruar në Manchester United

11/13/2022 15:50
nga:E K

Portieri i Man United, David de Gea duhet të pranojë uljen e pagës nëse dëshiron të vazhdojë në ‘Old Trafford’.

De Gea duket se është i lumtur në ‘Old Trafford’, duke thënë në disa intervista se nuk mendon largimin nga Man United.

Por, nëse spanjolli dëshiron të vazhdojë me ‘Djajtë e Kuq’, ai duhet të pranojë një ulje të pagës.

‘Daily Star’ raporton se skuadra e Premier Ligë nuk do të përdor opsionin për të zgjatur kontratën e tij me pagën e tij aktuale 375,000 funte javore. Në vend të kësaj, ata duan të shkurtojnë pagën e tij me rreth 100,000 funte.

Mbetet të shihet nëse ai do pranojë këtë kusht të ‘Djajve të Kuq’.