Lajme

“De-eskalimi ka ndodhur” – Nga Qeveria e Kosovës i reagojnë Stanos, publikojnë dy foto

05/02/2024 17:40
nga:G C

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka reaguar ndaj qëndrimit të sotëm të Bashkimit Evropian se për heqjen e masave vendosin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jo politikanët e Kosovës.

Kryeziu ka bashkëngjitur një fotografi të përplasjes së serbëve me trupat e KFOR-it, duke thënë se BE-ja kishte vendosur masa ndaj Kosovës, duke e fajësuar padrejtësisht për eskalimin e situatës në Veri, dhe ka shtuar edhe një fotografi tjetër të kreut të Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, i cili sot është vendosur në objektin e Komunës së Zveçanit i papenguar nga askush.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, de-eskalimi ka ndodhur dhe sipas tij masat duhet të hiqen.

 

 

Masat kundër Kosovës do të hiqen kur vendos BE-ja e jo kur do Kurti, thotë Stano