Sporti

De Buryne: Nuk ka asnjë keqkuptim mes meje dhe Guardiolës

12/05/2024 12:35
nga:Lorik J

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne ka pranuar se po lufton për t’u rikthyer në formën e tij të mëparshme për shkak të problemeve fizike.

33-vjeçari belg u lëndua mes të shtatorit. Futbollisti u kthye në aksion më 21 tetor dhe shënoi në fitoren 3-0 ndaj Nottingham Forest mbrëmë.

“Nuk ka asnjë keqkuptim mes meje dhe Guardiolës. Ai e di se ishte e vështirë për mua. Kisha dhimbje për shkak të dëmtimeve. Shpresoj të kthehem në formë dhe të ndihmoj skuadrën,” tha De Bruyne.

Këtë sezon, belgu 33-vjeçar ka shënuar 2 gola dhe 2 asistime në 12 paraqitje për Manchester City në të gjitha garat.

/GazetaBlic Sport