Sporti

De Bruyne u nervozua keq me Guardiolan pasi e zëvendësoi, reagon trajneri: Kjo është shenjë e mirë

03/11/2024 08:23
nga:Lorik J

Liverpool dhe Manchester City kanë luajtur 1:1 në Anfield në kuadër të xhiros së 28-të të Premierligës.

Ai barazim i lejoi Arsenalit të qëndronte në vendin e parë për shkak të gol diferencës më të mirë. Në minutën e 69-të, me rezultatin 1:1, Kevin De Bruyne u nervozua me Pep Guardiolën, përcjell GazetaBlic Sport.

Mesfushori belg ishte i zemëruar që Pep po e nxirrte jashtë. De Bruyne u zëvendësua nga Mateo Kovacic. Lojtari më i rëndësishëm i Cityt nuk e fshehu dot zemërimin e tij për vendimin e Pep.

“Më pëlqen reagimi i tij. Tani ai është i lumtur, por më pëlqen që u nervozua. Kjo është mirë. Në ndeshjen e ardhshme ai ka një shans të më tregojë se sa gabim e kam pasur”, tha Guardiola.

/GazetaBlic Sport