Lideri i Belgjikës, me një gol dhe një asistim sonte në fitoren ndaj Danimarkës, Kevin De Bruyne shpjegon mënyrën e ‘festimit’ të tij në faqen zyrtare të UEFA-s.
Ai theksoi se ishte i lumtur që ndikoi në rikthimin e rezultatit, por tha se i respekton shumë njerëzit e pranishëm dhe Eriksenin.
De Bruyne shpjegoi se festimi i tij kishte të bënte me Eriksenin.
“Unë isha i lumtur, natyrisht, por unë respektova shumë njerëzit e pranishëm sot. Shkova tek vendi ku Eriksen u rrëzua të shtunën dhe dhe qëndrova i qetë”, tha mesfushori belg.
/GazetaBlic Sport


