Sporti

De Bruyne pritet të jetë në dispozicion për derbin ndaj Arsenalit

03/28/2024 11:01
nga:Lorik J

Manchester City është optimist se Kevin De Bruyne do të jetë i gatshëm për ndeshjen vendimtare të së dielës në Premier League me Arsenalin.

De Bruyne humbi çerekfinalen e FA Cup me Newcastle për shkak të një dëmtimi, me problemin që e përjashtoi gjithashtu nga miqësoret e Belgjikës kundër Irlandës dhe Anglisë gjatë pushimit ndërkombëtar.

Të martën, belgu kaloi një seancë stërvitore me ekipin U-23. Jack Grealish, i cili u la jashtë skuadrës së Anglisë – vazhdon rikuperimin nga një dëmtim muskulor, ka qenë gjithashtu duke u stërvitur në akademinë e futbollit të Cityt këtë javë.

Stafi mjekësor do të vazhdojë të monitorojë De Bruyne, por ai pritet të marrë pjesë në rifillimin e stërvitjeve të ekipit të parë të enjten.

/GazetaBlic Sport