Sporti

De Bruyne mungon në stërvitje dy ditë para ndeshjes me Tottenham

01/17/2023 15:33
nga:Lorik J

Manchester City-Tottenham është dy ditë larg dhe Pep Guardiola është në gatishmëri.

Siç raporton Sky Sport News, Kevin De Bruyne ka munguar në seancën e sotme stërvitore, ndërsa John Stones dhe Ruben Dias janë kthyer me grupin, përcjell GazetaBlic Sport.

Një mungesë e belgut mund të përfaqësojë më shumë se një problem për trajnerin spanjoll.

Manchester City ndodhet në vendin e dytë në tabelë me 39 pikë.

/GazetaBlic Sport