Sporti

De Bruyne: Liga e Kombeve nuk është e rëndësishme

05/30/2022 11:41
nga:E K

Ligat kampionale tashmë kanë përfunduar, kurse lojtarët nuk do kenë pushim pasi do angazhohen në kualifikimet e Euro 2024.

Kualifikimet e kampionatit evropian, Euro 2024, nisin në qershor, ku kombëtaret do luajnë në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtari belg, Kevin De Bruyne, e ka cilësuar këtë garë si jo shumë të rëndësishme.

“Lojtarët nuk mund ta ndryshojnë atë. Unë nuk e pres me padurim, se Liga e Kombeve nuk është e rëndësishme për mendimin tim. Është ende një lloj miqësore, pasi të gjithë kanë luajtur një sezon të vështirë. Mund të themi se duam më shumë qetësi, por nuk do të ndryshonte asgjë”, shpjegon ai.

/GazetaBlic Sport/