Sporti

De Bruyne: Lewandowski është lojtari më i mirë në botë në dy vitet e fundit

10/18/2021 19:27
nga:Lorik J

Kevin De Bruyne e ka cilësuar Robert Lewandowskin si futbollistin më të mirë në botë.

Lojtari belg iu drejtua mediave para se të përballej me Brugge në Ligën e Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Dhe kur u pyet për futbollistin më të mirë në botë sot, ai nuk hezitoi. “Nëse do të më duhej ta them në bazë të dy viteve të fundit, do të qëndroja me Robert Lewandowskin. Për gjithçka që ka bërë dhe atë që ka fituar me Bayern Munich,” tha De Bruyne.

Belgu foli edhe për synimin e City për të fituar Ligën e Kampionëve për atë që ata lanë pas sezonin e kaluar, kur humbën finalen.

“Ne nuk e kemi fituar, por po përpiqemi. Shpresoj se gjatë kohës sime këtu mund ta arrijmë. Unë jam shumë i lumtur me atë që kemi arritur si klub në gjashtë vitet e fundit,” shpjegoi ai.

/GazetaBlic Sport