Trajneri i Manchester Cityt, Guardiola, ka thënë pas ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu (3:3) se Kevin De Bruyne kishte vjellur para fillimit të ndeshjes dhe kjo është arsyeja pse belgu mbeti në stol dhe nuk luajti fare.
“Kevin hyri në dhomën e zhveshjes dhe tha se nuk mund të luante. Pasi hëngri, ai u ndje i sëmurë dhe kishte të vjella. Shpresoj se mund të mbështetem tek ai për ndeshjen e radhës, sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, ka komentuar Pep.
De Bruyne pritet të jetë gati për ndeshjen e ardhshme të Citizens në Premier League kundër Luton të shtunën.
/GazetaBlic Sport/