Manchester City zyrtarisht ka fituar titullin e Premierligës.
Citizens mund të kompletojnë tripletën nëse fitojnë finalet në Champions League dhe Fa Cup, shkruan GazetaBlic Sport.
Kevin De Bruyne ka folur për media pas titullit të fituar.
“Kemi punuar 11 muaj rresht për ta parë këtë. Është një ditë për të festuar me tifozët dhe familjen. Është e mahnitshme.Njerëzit presin që ne të fitojmë shumë, ne punojmë çdo ditë për këtë. Njerëzit sakrifikojnë shumë për ekipin. Është më e vështirë fizikisht sesa mendërisht”, tha fillimisht belgu.
“Kam tetë vjet këtu. Kjo është shtëpia ime dhe momentet e mrekullueshme vazhdojnë të vijnë.Thjesht përpiqemi të bëjmë më të mirën që mundemi. Dua të fitoj më shumë dhe të vazhdoj. Kemi edhe dy finale tani për të cilat duhet të përgatitemi”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport/


