Sporti

De Bruyne gati për finalen ndaj Inter: Në Stamboll do të shkojmë për të luajtur një finale të shkëlqyer

06/05/2023 20:55
nga:E K

Prej 8 vitesh në “ndjekje” të “veshëllapushes” së Evropës, si pjesë e “qytetarëve” të Manchester City, “arkitekti” i mesfushës, Kevin de Bruyne është më i bindur se kurrë se shokët e tij të skuadrës mund ta bëjnë edhe më të paharrueshëm këtë sezon, duke fituar tripletën e famshme, në finalen e UEFA Champions League, ndaj Inter.

I pyetur nga mediat nëse ndien presion para finales së Champions, për fitimin e “tripletës”, mesfushori i “qytetarëve” u shpreh se finale duhet të luajnë një finale të shkëlqyer, në mënyrë për të përmbushur “misionin” e tyre këtë sezon.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë presion. Ne kemi pasur një sezon të shkëlqyer deri tani dhe do të përpiqemi të jemi gati sa më shumë që të jetë e mundur për të shkuar në Stamboll dhe luajtur një finale të shkëlqyer.

Ka qenë një sezon i pabesueshëm dhe shpresojmë që të bëjmë edhe më të mirë”,- u shpreh për mediat, Kevin de Bruyne, me belgun që ndryshe nga shokët e tij të skuadrës, që qëndrojnë më të rezervuar duket të jetë shumë i karikuar për finalen e Champions League.

Ndërkaq, kujtojmë se, deri më tani, “qytetarët” e Manchester City kanë fituar 2 trofe, atë të Premier League dhe FA Cup, me mesfushorin belg që mund të quhet me plot gojë një ndër protagonistët absolut të këtij sezoni, teksa ka regjistruar deri më tani 10 gola e 29 asista në 48 paraqitjet e zhvilluara kët sezon.