Sporti

De Bruyne është futbollisti më i paguar në Premier League

03/21/2024 19:31
nga:Lorik J

Futbollisti i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne fiton më shumë se dy milionë euro në muaj dhe është lojtari më i paguar në ligë.

Gazeta franceze L’Equipe ka publikuar një renditje të top 5 futbollistëve më të paguar në Premier League, në të cilën belgu është në krye me një pagë mujore prej 2.02 milionë euro .

I dyti në këtë listë është Erling Haaland, po nga Manchester City me një pagë prej 1.9 milionë euro.

Vendin e tretë e ndajnë Mohamed Salah (Liverpool) dhe Casemiro (Manchester United) me një pagë mujore prej 1.77 milionë euro.

Top 5-ja e futbollistëve më të paguar në Premierligë plotësohet nga Raphael Varane (Manchester United) me 1.72 milionë euro.

/GazetaBlic Sport