Sporti

De Bruyne: Do të jetë një luftë e madhe për titullin në Premierligë

11/08/2021 11:41
nga:Lorik J

Kevin De Bruyne parashikon se sezoni 2021/22 do të jetë një betejë e madhe për Cityn.

Skuadra e tij, Manchester City ndodhet në vendin e dytë në Premierligë, tre pikë pas Chelseat dhe këtë vit synon ta fitojë sërish titullin në Angli, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, për ta fituar titullin duhet mjaft punë dhe do të jetë e vështirë, sipas De Bruyne.

“Mendoj se kemi luajtur shumë mirë deri më tani këtë sezon”, tha De Bruyne për faqen zyrtare të klubit.

“Është e vërtetë që humbëm disa pikë, por është shumë e vështirë të fitosh të gjitha ndeshjet në Premier League. Mendoj se jemi në një moment të mirë, por sezoni është shumë i gjatë. Do të jetë një betejë e mirë mes shumë skuadrave. Ne po luftojmë për gjithçka. Na pret punë e madhe”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport